Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikolloski: Po të mbahej regjistrimi do të kishim mbi 50 mijë të infektuar të tjerë

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – Nënkryetari dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, sot në emisionin “Brifingu mëngjesit” u shpreh se në Maqedoni nga virusi korona janë të prekur të gjithë pa dallim të nacionalitetit, dhe shtyrja e regjistrimit është pikërisht përshkak gjendjes së keqe epidemiologjike, përcjellë Zhurnal.

Ai thotë se kjo është arsyeja pse VMRO-ja me javë dhe muaj të tërë kërkonte shtyrje të regjistrimit.

“Unë nuk mendoj se në Maqedoni, nga virusi korona janë të prekur vetëm maqedonasit apo shqiptarët, apo turqit apo serbët. Të prekur janë për fat të keq të gjithë dhe gjendja epidemiologjike është jashtëzakonisht e keqe dhe kjo ishte arsyeja bazë pse VMRO-DPMNE-ja me javë dhe muaj të tërë kërkonte të shtyhej regjistrimi”, tha Nikollovski.

Më tej, deputeti Nikolloski sqaroi se sipas përllogaritjeve në një gjendje të tillë epidemiologjike në shtet, si rezultat i regjistrimit po të mbahej, tani do të kishte mbi 50 mijë të infektuar të rinjë, dhe atë veëtm gjatë muajit prill. Ai thotë se me vendimin për shtyrje të regjistrimit, mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe popullatës së përgjithshme.

“Në gjendje të tillë epidemilogjike, unë thash një përllogaritje se vetëm nga regjistrimi do të kishim rreth 50 mijë të infektuar të tjerë gjatë muajit prill. Me këtë vendim, kjo kushtimisht thënë, pamundëson dhe mbronë shëndetin e popullatës dhe këtu nuk shoh si mund të bëjmë ndarje mes qytetarëve”, thotë Nikollovski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Carovska: Organet hetuese do të zbardhin si është bërë furnizimi me librat shkollorë

Bekim Laçi

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...