Nikolloski: Politikat në komunikacionin ajror japin rezultate, linjë e re Amsterdam – Shkup

nga D V

Shkup, 3 mars – Politikat të cilat i zbatojmë në komunikacionin ajror japin rezultate konkrete. Pas 12 vjetëve arritëm që përsëri ta kthejmë linjën Shkup-Amsterdam, shkroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në një publikim në Fejsbuk.

Kompania ajrore Transavia do të fluturojë dy herë në javë, të enjten dhe të dielën në relacionin Amsterdam – Shkup – Amsterdam.

Kjo është mundësi e re qytetarët t’i shfrytëzojnë përfitimet nga vendosja e destinacioneve të reja në Evropë dhe në botë. Për një kohë shumë të shkurtër arritëm të mundësojmë dhjetëra destinacione të reja nga dy aeroportet vendore me çka japim nxitje të fuqishme dhe zhvillim të komunikacionit ajror, kushte më konkurruese për udhëtim dhe destinacione të reja për qytetarët, bën të ditur Nikolloski.

Pas 12 vjetëve pauzë, Shkupi lidhet në rrugë ajrore me Amsterdamin, pasi kompania holandeze me buxhet të ulët Transavia e realizoi fluturimin e parë mbrëmë në orën 21 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Të enjten, aeroplanët e kompanisë holandeze ajrore do të mbërrijnë në aeroportin e Shkupit në orën 9:35, ndërsa do të fluturojnë drejt aeroportit Shipholl në orën 10:25. Të dielën, Transavia do të fluturojë në kryeqytetin e Maqedonisë në orën 20:45, ndërsa do të niset drejt kryeqyteti të Holandës në orën 21:35.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More