Nikolloski – Silvestri: Kemi potencial për bashkëpunim më të madh ekonomik

nga D V

Shkup, 19 korrik – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Italisë Andrea Silvestri.

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Transportit, janë shkëmbyer mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, me theks të veçantë për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Ministri Nikolloski konfirmoi bashkëpunimin e mirë me Italinë dhe theksoi se mbështetja e dhënë nga Italia është e rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

 

Në takim, ministri Nikolloski e njohu ambasadorin Silvestri me programin qeveritar dhe investimet në infrastrukturë.

“U hapën edhe pyetjet për procesin e reformave që realizohen si pjesë e rrugës integruese të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ministri shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi nevojën e intensifikimit të një bashkëpunimi të tillë ndërmjet dy vendeve, thuhet në kumtesën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More