Nikollov: Duhen masa të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e llojit delta

Shkup, 6 korrik – Kryetari i Komisioni për Shëndetësi në OBRM-PDUKM, Igor Nikollov sot tha se të domosdoshme janë masat në mënyrë që të parandalohet përhapja e llojit delta të coronavirusit.

 

Ai tha se po ashtu në Maqedoni duhet të përshpejtohet procesi i vaksinimit të popullatës me vaksinë kundër coronavirusit.

“Dje gjatë mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Ngjitëse nuk u mirata asnjë masë. Të gjithë jemi dëshmitarë se diskotekat punojnë deri në maksimum me shumë persona. Un do t’i propozoja KSI-së të profesionalizohet dhe aty të përfshihen ekspertë nga universitetet dhe Fakultetet e Mjekësive në Maqedoni për shkak se kemi më shumë se një. Natyrisht duhet të përfshihen institucionet që punojnë me këtë problematikë. Shumë e rëndësishme është të përshpejtohet procesi i vaksinimit”, thotë Nikollov.

Ai shtoi se po ashtu duhet të zbatohen masa në kufi në mënyrë që të parandalohet vala e re.

Related posts

Në komunën e Aerodromit dhe të Gazi Babës do të nënshkruhet kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike

D V

MPJ i hap dyert për qytetarët

Z H

Arrestohet për trafikim migrantësh 35-vjeçari nga Llojani i Kumanovës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More