Nikollovski dhe Acevski: Bashkëpunimi me ESHR-në është I rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Shkup, 21 shtator – Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski dhe revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski në takimin e sotëm e potencuan rëndësinë për bashkëpunim me Entin shtetëror për revision në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

 

“Bashkëpunimi me Entin shtetëror për revision është me rëndësi të jashtëzakonshme në luftën e përgjithshme kundër korrupsionit dhe krimit dhe kjo nuk do të thotë pakësim të pavarësisë së ESHR-së por përdorim të profesionalizmit dhe informatave për veprim me kohë pas rezultateve revizore nga ana e institucioneve kompetente. Kapaciteti profesional I këtij institucioni është I rëndësishëm për shfrytëzim racional të mjeteve buxhetore dhe parandalim të keqpërdorimit dhe kjo qasje është sendërtuar në vendimet e fundit qeveritare për kufizim të shpenzimeve zyrtare për shërbime hotelierike dhe për përdorim të automjeteve zyrtare”, tha zëvendëskryeministri Nikollovski.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Kabineti I zëvendëskryeministri, biseduan edhe për realizimin e masave nga Plani për luftë kundër korrupsionit, si dhe për nevojën e aktivizimit të Komitetit revizor në përputhje me Qeverinë.

“Jo çdoherë duhet të revidohen vetëm shpenzimet e bëra nga buxheti I shtetit. Të ardhurat janë njejtë të rëndësishme. Me qasjen e këtillë, Enti shtetëror për revision me punën e vet kontribuoi për hyrje në buxhetin e shtetit të 10 milionë eurove në vitin e kaluar. Në atë mënyrë, puna jonë ka vlerë të shtuar edhe për buxhetin e shtetit edhe për qytetarët”, theksoi revizori kryesor Acevski.

Zëvendëskryeministri Nikollovski theksoi se rezultatet nga raportet revizore në të cilat notohen puna e paligjshme e institucioneve janë udhërrëfyes I mirë për institucionet kompetente për veprim të mëtutjeshëm dhe se secili raport revizor shqyrtohet hollësisht edhe në mbledhjet qeveritare. 

Related posts

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Teatrit të Tetovës faza e dytë (VIDEO)

D V

Gjendja me Covid-19 në çerdhet e Tetovës është stabile

D V

Shumë pak gra garojnë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More