Maqedoni

Nikollovski do të kërkojë dorëheqjen e Dimovës

Zhurnal Ads

Shkup, 16 tetor, zhurnal.mk – Zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se ai do të kërkojë dorëheqjen e Lidija Dimovës, drejtoresë e agjensionit kombëtar për programe arsimore, pas zërave për keqpërdorime financiare.

“Kam mendim ndryshe nga ajo, dhe mendoj se duhet të tërhiqet. Do të kërkojmë që ajo të jep përgjegjësi politike dhe të largohet nga funksioni. Jemi të gatshëm që seriozisht të luftojmë me korrupsionin. Nuk do të ketë selektim në luftën tonë”, ka shkruar Nikollovski.

Përndryshe, Lidija Dimova si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, është vendosur në fokus të opinionit pas publikimit të hulumtimit të portalit ‘A1on’, ku theksohet se këto mjete, nga programi arsimor ‘Erasmus’ i janë ndarë sallonit të floktarisë dhe ondulimit, “V.E.Z. Trade”, që është në pronësi të Zoran Zllatkovskit.

Postime të ngjashme

Sindikatat do të kyçen në ndryshimet e Ligjit zgjedhor, Penal dhe Ligjin për përgjegjësi civile për shkelje dhe shpifje

XH,I

Ambasadorja Bërnz uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit

T E

Zaev: Futbolli është lojë, fqinjësia e mirë duhet të ruhet

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...