Maqedoni

Nikollovski dorëzon kërkesën për shkarkim të Dimovës: Vendimi në dorë të Zaevit

Zhurnal Ads

Shkup, 19 tetor – Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, i ka dorëzuar kryeministrit, Zoran Zaev, propozimin për shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Nacionale, Lidija DImova, pas skandalit për keqpërdorimin e parave evropiane. Tani Zaev duhet të vendos nëse do të shkarkojë apo Dimova do të japë dorëheqje.

“Sot i dorëzova kryeministrit, Zoran Zaev, një mendim, ku propozoj shqiptimin e njërës prej masave sipas Kodit të Etikës. Bazuar në atë që konkluduam, shkeljen e neneve të Kodit, unë besoj se Dimova duhet të ketë përgjegjësi politike. Zaev duhet të vendos nëse do të kërkojë dorëheqjen ose shkarkimin e Dimovës.”,- thekson Nikollovski.

VMRO-DPMNE: Kërkesa e Nikollovskit, teatër klasik

Nga VMRO-DPMNE ripërsëritën se e gjithë kjo është “teatër klasik” që bëhet për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale. Ata pyesin prokurorinë se kur e kanë në plan të hapin lëndë për këtë rast?

“Prokuroria Publike ende nuk ka hapur një çështje për dyshime për krim në Agjencinë Kombëtare. Kur planifikojnë Vilma Ruskovska dhe Ljubomir Jovevski të hapin një çështje për dyshimin e përvetësimit të mbi 20.000 eurove të parave që mungojnë në thesarin e Agjencisë Kombëtare, për të cilat ekziston një dëshmi publike nga arkëtari i cili ka punuar në Agjencinë Kombëtare? Paratë u morën me një faksimil të Lidija Dimovës. Kur ka në plan Lidija Dimova të publikojë rezultatet dhe renditjen e projekteve për të cilat janë dhënë para serioze?”,- tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE dërgoi disa pyetje deri te Dimova. Kur ka në plan Lidija Dimova të publikojë rezultatet dhe renditjen e projekteve për të cilat janë dhënë para serioze? Kur planifikon të shpallë kontraktorët përfundimtarë? Ku përfunduan paratë nga projektet e marra nga vëllai i Dime Velkovskit dhe parukeria e famshme nga Aerodromi?

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta veteranja e arsimit Nadire Arifi, nëna e Teuta Arifit

T E

Mbyllet vendkalimi kufitar ‘Evzoni’

T E

Gjendja me epideminë stabile dhe njëkohësisht po qetësohet, të respektohen edhe më tej masat

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...