Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikollovski: Duhet të vazhdojmë me reforma të fuqishme në pjesën e luftës kundër korrupsionit

Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – Vendosja e zëvendëskryeministrit i cili ka portofol për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, dërgon sinjal të fuqishëm se po hapim front të fuqishëm të paskrupullt, jo selektiv, ligji duhet të vlejë për secilin njejtë, askush nuk guxon të llogarisë në mbështetje partiake nëse gabon. Ne atë porosi tashmë e dërgojmë dhe ai është proces nëpër të cilin do të lëvizim. Duhet të vazhdojmë me reforma të fuqishme në pjesën e luftës kundër korrupsionit dhe në funksion të sistemit.

Këto janë porositë të cilat dje i dërgoi Ljupço Nikollovski, zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, gjatë pjesëmarrjes në ditarin e Televizionit Sitel.

Paralajmëroi se do t’i përmbahen Kodit etik, që ka të bëjë edhe me ministrat edhe me të gjithë funksionarët.

Në pyetjen se cili është bashkëpunimi i tij me Prokurorinë publike dhe KSHPK-në, Nikollovski theksoi se deri më tani si dobësi është konstatuar dhe në të cilën po punohet, është roli koordinues i të gjitha institucioneve nën pushtetin ekzekutiv përkatësisht trupat ekzekutiv të cilët duhet ta rrisin komunikimin, koordinimin dhe interoperabilitetin e të dhënave, në mënyrë që të ketë efekt më të madh.

Lidhur me korrupsionin, i pyetur nëse do ta ketë vështirë nëse pranon informata se policia financiare po zhvillon hetim për disa nga bashkëpartiakët e tij nga kryesia më e lartë, ai ishte decid se fare nuk e ka vështirë.

Lidhur me çështjen me Bullgarinë dhe paqartësinë nëse deri në fund të këtij viti do të fillojnë negociatat me BE-në, por edhe për çfarë garancash me shkrim po punohet për Bullgarinë. zëvendëskryeministri Nikollovski shfaqi bindje se në periudhën që vijon do të gjenden zgjidhje.

I pyetur si sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, nëse po bëhen përpjekje për arritje të konsensusit për masat e nevojshme lidhur me përballjen me koronavirusin, Nikollovski iu përgjigj se fuqishëm duhet të qëndrohet në masat që i propozon Komisioni për sëmundje ngjitëse, sepse ata dinë më së miri. Ai porositi të respektohen masat, rekomandimet dhe të mos frenohen proceset dhe ndryshimet që nevojiten që ligjet të miratohen.

Postime të ngjashme

Zyberi: Ideja për Kryeministër shqiptar nuk është shuar

D J

Dhuna në familje rrallë përfundon në gjykatë

D J

Carovska: Shkollat profesionale me profile të hapura sipas nevojave të tregut të punës

D J

Deputetët do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave

D J

Trajanov: Të gjithë të cilët do të përfshihen në regjistrim të vaksinohen

D J

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

B M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...