Maqedoni TOP LAJM

Nikollovski: E papërgjegjshme të flasësh për masa gjatë ditës dhe të protestosh në mbrëmje

Zhurnal Ads

Shkup, 15 tetor – Zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski tha se kjo rritje e numrit me të infektuarit e rinj me Covid 19 thotë mjaft se masat duhet të respektohen.

Ai njoftoi gjithashtu disa masa të reja, megjithëse tha se ishte shumë herët për orë policore. Nikollovski theksoi se është e papërgjegjshme të flasësh për masa kufizuese gjatë ditës dhe të protestosh në mbrëmje.

Nikollovski aludoi në protestat e organizuara nga opozita VMRO-DPMNE.

Nikollovski tha se ka një kërcim drastik në raste të reja kudo, dhe se kjo krizë nuk shmanget nga asnjë vend.

“Ministri Filipçe njoftoi se nesër, në një seancë të Komisionit, do të propozohen masa të reja kufizuese për shkak të situatës së re. Ne po flasim këtu dhe ne presim që propozimet të mbërrijnë, për të parë në çfarë aspekti do të jenë masat, por kjo është një shenjë që ne duhet t’i respektojmë masat. Lidhur me masat e rrepta të tilla si ora policore, unë mendoj se është shumë herët”, tha Nikollovski.

Postime të ngjashme

Ruskoska: Hetimi mbi reklamim në portale do zgjerohet dhe në parti tjera

T E

Pendarovski: Kërkesat e Bullgarisë dolën jashtë kornizës së marrëveshjes

XH,I

LSDM: Propozim buxheti për vitin 2021, dëshmi e politikave të përgjegjshme

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...