Shkup, 29 shtator – Në mbledhjen e sotme, me propozim të kryeministrit Zoran Zaev, qeveria e emëroi zëvendëskryetarin, përgjegjës për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, Lupço Nikollovski për ndjekjen dhe zbatimin e Kodit të ri për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë.
Në kuadër të kësaj pike, bënë të ditur sot nga shërbimi për informim i Qeverisë, anëtarët e Qeverisë nënshkruan Deklaratë për pranimin e dispozitave nga Kodi i ri për sjellje etike të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë.