Agjencia Zhurnal.mk

Nikollovski: Është herët për zgjedhje dhe për takim liderësh te Pendarovski

Shkup, 27 prill, zhurnal.mk – Masat për ballafaqimin me Corona virusin po japin rezultate, është mirë që po ulet numri i të infektuarve, por përderisa nuk vendoset kontroll i tërëishëm ndaj krizës shëndetësore, është herët të mendohet për takim liderësh te Presidenti Stevo Pendarovski dhe për mbajtjen e zgjedhjeve, thotë sekretari gjeneral i LSDM-së, Lupço Nikollovski, transmeton Zhurnal.

“LSDM është totalisht e fokusuar për mbështetje të institucioneve, në mbrojtje të shëndetit publik, në ballafaqimin e pasojave ekonomike nga kriza me coronavirusin dhe në mbajtjen e vendeve të punës. Kur të vendoset kontroll i tërësishëm mbi epideminë dhe kur shoqëria dhe shteti do të jenë të përgatitura, do të mund të ulemi dhe të bisedojmë për mbajtjen e zgjedhjeve”, thotë Nikollovski.

Sipas tij, LSDM është favorit në zgjedhjet e ardhëshme, por siç thotë ai për momentin i ka ngrirë gjitha aktvitetet në terren, totalisht duke respektuar masat e Qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...