Agjencia Zhurnal.mk

Nikollovski ia dorëzoi postin Dimkovskit

Shkup, 1 korrik – Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, zyrtarisht sot e dorëzoi postin ministrit të ri, Trajan Dimkovskit. Nikolovski theksoi se ministri i ri Dimkovski do të vazhdojë proceset e nisura në këtë sektor dhe komunikimin e hapur me të gjithë pjesëmarrësit në bujqësi. Ai gjithashtu theksoi se kam punuar më përkushtim, duke investuar në maksimum, me gjithë kapacitetin tim.

Ne kemi vendosur praktikën e pagesës në kohë dhe pa dallim të subvencioneve. Për dy vite me radhë, fermerët kanë marrë subvencione kur ato kishin më së shumti nevojë, para fillimit të sezonit të prodhimit. Ne gjithashtu paguam borxhet e trashëguara për subvencionet nga 2013 deri më tani”,- tha ish ministri i MBPEU, Ljupço Nikollovski.

“Ne kemi ndërhyrë dhe kemi marrë masa aty ku kishte nevojë. Në këto dy vite kemi intervenuar për shalqinj, mollë industriale, rrush, kumbull e oriz. Do të vazhdoj të punoj në krijimin e kushteve për investime në qendrat e blerjes dhe shpërndarjes. Përmes këtyre investimeve në industrinë e agro-përpunimit do të krijohen kushte për sigurimin e rangimit të sigurt, zgjidhjen e problemit të tepricave dhe hapjen e vendeve të reja të punës”,- tha ministri i ri i MBPEU, Trajan Dimkovski.

Dimkovski tha se në këtë mandate do të përballet me shumë sfida, siç janë nafta e gjelbër, përgatitja për negociatat më BE-në në fushën e bujqësisë dhe ndërtimin e qendrave për shpërndarje të mallrave. Dimkovski shtoi se deri më tani së bashku me ministrin e vjetër arritën të zgjidhnin shumë probleme të fermerëve dhe premtoi se në të ardhmen do të vazhdojnë në këtë drejtim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...