Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikollovski: Interpelanca për Dimitrovin për shkak të fiaskos totale me eurointegrimet

Shkup, 3 shkurt – VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon interpelancë për punën e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, të cilin e akuzon për fiasko totale në euro- integrimet dhe mossukses për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa fillimi i së cilës, siç vlerësoi në fillim të debatit kuvendor deputeti Aleksandar Nikollovski, do t[ë ishte motori i vetëm që do ta lëvizte përpara shtetin.

Nikollovski, duke i elaboruar arsyet për interpelancë në Kuvend, theksoi se pret kjo të pranohet për shkak të “fiaskos totale me integrimet evropiane të shtetit që është plotësisht në kundërshtim me premtimet e shumicë në pushtet”.

“Kjo shumicë qeveritare si premtim numër 1 premtim pati fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Kjo që në fillim të shkurtit të vitit 2021 debatojmë këtu në Kuvend në kushte kur Maqedonia në përgjithësi nuk ka filluar negociata për anëtarësim dhe përfundimisht është e pasigurt jo vetëm kur dhe nëse në përgjithësi do t’i fillojë është një fiasko e madhe që mundeshe t’i ndodhë kësaj Qeverie”, tha Nikollovski, duke shtuar se për gjendjen e këtillë më përgjegjës janë Dimitrovi dhe kryetari i Qeverisë, përcjell Zhurnal.mk

Nga ana e tyre, siç tha, ka pasur deklarata dhe gënjeshtra të shumta për atë se kemi marrë datë për fillimin e negociatave. Edhe në programin zgjedhor LSDM-ja në pushtet, theksoi Nikollovski, ka gënjyer se Maqedonia ka marrë datë për fillim të negociatave më 26 mars të vitit 2020, sot është muaji shkurt i vitit 2021, ndërsa Maqedonia nuk negocion sepse nuk ka marrë datë për negociata.

Mes arsyeve për interpelancë Nikollovski, tha se Dimitrovi është arkitekti i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që, potencoi, ka defekt të madh në vetvete, gjegjësisht nuk ka kurrfarë klauzolash mbrojtëse  nëse Bullgaria nuk e respekton pjesën e saj të Marrëveshjes.

Sipas Nikollovskit, nuk është aq problem i madh që shteti nuk ka filluar negociata por se jeta në shtet shkon teposhtë

Deputeti Nikollovski me kritika edhe për atë se me muaj nuk ka marrë përgjigje në pyetjen kur për herë të fundit Zaevi si kryeministër ka qenë për vizitë zyrtare te ndonjë koleg i tij apo presidenti të një shteti të zhvilluar të Evropës Perëndimore. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...