Nikollovski: Jemi duke vendosur sistem elektronik për shtrimin dhe ndjekjen onlajn të denoncimeve

Shkup, 15 korrik – Jemi duke e bërë edhe një hap të guximshëm drejt përmirësimit të shërbimeve që i fitojnë qytetarët. Kemi vendosur sistem elektronik për shtrimin onlajn dhe ndjekjen e denoncimeve, informoi sot përmes profilit të tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri për luftë kundër Korrupsionit dhe Krimit, Lupço Nikollovski.

 

Ky sistem, siç thuhet zëvendëskryeministri, implementohet si pjesë e planit qeveritar për luftë kundër korrupsionit me mbështetjen e USAID-it dhe ka për qëllim t’i inkurajojë qytetarët të luftojnë kundër kësaj dukurie me paraqitjen aktive, duke ofruar mundësi për mbrojtje dhe anonimitet të plotë.

Nikollovski shton se bëhet fjalë për mënyrë të shpejtë, efikase, moderne dhe anonime ku qytetarët do të mund të dërgojnë denoncim për çfarëdo shërbimi, institucioni, si shfrytëzues të paraqitur ose si persona anonimë.

“Sot pata mundësi ta ndjek prezentimin e procesimit sistemik të denoncimeve në kuadër të sistemit të ri. Nga ajo që e pashë, me siguri mund të paralajmëroj se po hyjmë në një epokë të re të të mirave dhe shërbimeve publike”, shkruan Nikollovski në Fejsbuk. 

Related posts

Ilir Hasani: Nuk është koha për dorëheqje, por për përballje me sfidat

N E

Nesër do të ketë kufizime në disa rrugë të Shkupit

D V

5 raste të reja me Covid dhe 1 viktimë, shërohen 86 pacientë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More