Shkup, 19 korrik – Zëvendëskryeministri dhe minsitër i Transportit, Aleksandar Nikollovski realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, methju Loson, ku u bisedua për gjendjet aktuale mes dy vendeve, ndërsa theksi ishte vendosur në bashkëpunimin ekonomik dhe investimet, duke i përfshirë marrëdhëniet e aleatëve të NATO-s.
Siç kumtuan sot nga Minsitria e Transportit dhe Lidhjeve, në takim ministri Nikollovski informoi edhe për projektet kapitale që realizohen në infrastrukturë.
“Maqedonia dhe Britania e Madhe prej çdoherë kanë kultivuar marrëdhënie të mira bilaterale. Duke pasur parasysh se Britania e Madhe është një prej investuesve më të mëdhenj në Maqedoni, posaçërisht me realizime të rëndësishme ekonomike. E informova Ambasadorin se na paraprin aktivitet i fuqishëm investues në pjesën e infrastrukturës, por biseduam edhe për gjendjet e prëgjithshme në shtet si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve”, theksoi ministri Nikollovski.
Ministri Nikollovski shprehi falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe e theksoi nevojën për intensifikim të bashkëpunimit të tillë në veprimtaritë e interesit të përbashkët për të dy vendet.