Nikollovski: Maqedonia po i përmbush proceset reformuese dhe po jep një kontribut serioz në zhvillimin rajonal

nga Xh M

Londër, 24 prill – Maqedonia po i përmbush proceset reformuese dhe po jep kontribut serioz në zhvillimin rajonal, theksoi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski në takimin me Medlin Noks, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Siç theksoi Nikolloski, marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor janë duke u përmirësuar vazhdimisht, ndërsa Maqedonia ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të tilla.

“Masat dhe politikat e zbatuara nga Qeveria kanë për qëllim zvogëlimin e barrierave tregtare, rritjen e tregtisë dhe konkurrencën e ekonomive në vendet e Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri Nikolloski edhe një herë theksoi miqësinë strategjike ndërmjet Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mbështetjen që i jepet vendit për zhvillimin e saj.

Siç kumtuan nga Ministria e Transporteve, në takim është biseduar edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, mundësinë e investimeve të reja dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorë me interes të përbashkët.

Maqedonia dhe Britania e Madhe ruajnë marrëdhënie të mira miqësore, u pajtuan të dyja palët, me përkushtim për të forcuar një partneritet të tillë përmes proceseve dhe projekteve konkrete.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More