Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikollovski: Maqedoninë do ta shndërroj në vend të politikanëve të ndershëm

Shkup, 5 janar – Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri për luftimin e korrupsionit, Ljupço Nikollovski u shërua nga coronavirusi dhe i kthehet punës në Qeveri.

Ai në “Facebook” vendosi pesë prioritetet kryesore në plan profesional dhe se këto duhet të përmbushen këtë vit.

“Këto janë pesë prioritetet e mia për vitin e ri 2021 për të cilat jam i përkushtuar: e para Aksioni 21 për standarde evropiane brenda me fokus pastrimin e gjyqësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, masat kundër COVID-19*, rritja e transparencës së funksionarëve dhe përgjegjësi para secilit. E dyta është zbatimi i rekomandimeve nga GREKO. Mund të jemi shtet i politikanëve të ndershëm dhe këtë do ta dëshmojmë. E treta është realizimi i projektit Interoperabulitetit për ta ngritur nivelin e bazave të të dhënave mes institucineve dhe ta rrisim shpejtësinë e veprimit”, thotë Nikollovski.

Dy të tjerat, shkruan Nikollovski janë institucione efikase për zgjidhjen e rasteve për të cilat ka dyshime për korrupsion dhe ekipimi dhe digjitalizimi i Qendrave hetimore në Prokurori Publike.

“Natyrisht kjo vazhdon me koordinim intensiv mes institucioneve anti-korrupsion qeveritare që janë në bashkëpunim me institucionet e pavarura”, shkruan Nikollovski.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...