Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikollovski në takim me Tasevën për raportin e fundit për perceptimin e korrupsionit

Shkup, 4 shkurt – Zëvendëskryeministri i obliguar  për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore Lupço Nikollovski sot ka pasur takim me kryetaren e “transparensi Interneshënall Maqedoni”, Sllagjana Taseva  me të cilën ka biseduar për raportin e fundit për “Indeksin e  vërtetimit të perceptimit për korrupsion për vitin 2020”.

Në mbledhje, siç kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministrit, janë konfirmuar aktivitetet e përbashkëta të mëtutjeshme  me ç’rast në periudhën në vijim do të qaset drejt  përgatitjes së analizës të raporteve relevante me qëllim të shënimit të fushave kyçe në të cilat nevojitet të veprohet në periudhën në vijim.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit, është mes prioriteteve kyçe  në korrnizën qeveritare “Aksioni 21 – standarde evropiane në vend”, më saktë prioriteti i dytë me rend për këtë vit 2021″. Përmes masave dhe politikave konkrete, Qeveria do të fokusohet në zgjidhjen e rasteve për të cilat ekziston  dyshim për  korrupsion,  në parandalim dhe  çrrënjosje përfundimtare të kësaj dukurie devijuese, e cila e kthen shoqërinë prapa”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të zëvendëskryeministrit.

Në mbledhje  është biseduar edhe për përvojat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira që mund të imlementohen  në luftën kundër korrupsionit, si dhe për  dobësitë e detektuara të cilat e ngecin punën, si dhe për përparimin e efikasitetit në parandalimin e korrupsionit.

Postime të ngjashme

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Aksion i madh antidrogë, janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe një polic

Z H

Konfirmohen ndryshimet në Kodin Penal, vendoset një vepër e re penale

Z H

Do të formohet NP për menaxhim dhe mbrojtje të Parkut Nacional Mali Sharr

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...