Nikollovski: Nuk do ta ndëpresim kontratën me “Bechtel-Enka”, por mund të fitojmë më tepër kilometra autostradë për të njëjtin çmim

nga I Z


Shkup, 10 korrik
– Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, beson se shteti mund të fiton më shumë kilometra autostradë për të njëjtën shumë të dakorduar me kontraktuesin e korridorit 8 dhe 10D, “Bechtel dhe Enka”, në vend që të kontrata të ndërpritet njëanshëm, e cila veçmë kushton 240 milionë euro për një autostradë të pafilluar.

– Marrëveshja është klasifikuar si sekret shtetëror, që sipas meje, mendoj se nuk është në përputhje me ligjin sepse në Maqedoni është shumë e qartë se çfarë mund të klasifikohet.
Mendoj se ka qenë ideja e partnerit për të nënshkruar një kontratë klasike në të cilën nuk bëhen të ditura detajet e konkursit, por është krejtësisht ndryshe të firmosësh një kontratë të klasifikuar.
U takova me përfaqësuesit e konsorciumit, si Bechtel ashtu edhe Enka, kërkova që kontrata të deklasifikohet, por të dyja palët të japin pëlqimin dhe shpresoj të ndodhë kjo. Nuk është diçka që nuk dihet për opinionin, më e rëndësishmja është se çfarë mund të marrë Maqedonia nga ajo marrëveshje dhe mendoj se sipas kornizës mund të marrim më shumë kilometra në të njëjtën shumë financiare që është dakorduar – tha Nikollovski.

Ministri vlerëson se është jomiqësore, madje edhe armiqësore që Maqedonia ta ndërpresë marrëveshjen në mënyrë të njëanshme dhe ajo t’u kushtojë qytetarëve gjysmë miliardë euro.

– Qeveria e mëparshme ka paguar 240 milionë euro bukvalisht për asgjë, për gjëra që nuk i shohim. Nuk mendoj se do të jetë e dobishme, madje do të jetë armiqësore nëse e ndërpres kontratën tani dhe mbetemi p mjete. Kontraktuesi mund të na padisë dhe të na dërgojë në Arbitrazh dhe do të humbasim gjysmë miliardë euro”, tha Nikollovski, duke porositur kontraktorin që t’i zgjidhë problemet me nxjerrjen e lëndës së parë në Prilep, për të cilën ka rezistencë nga qytetarët, sepse ministria nuk ka kompetenca për atë gjë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More