Shkup, 7 prill – Plani për luftë kundër korrupsionit është e llojit të hapur dhe u bëj thirrje të gjithë të rinjve, studentëve dhe përfaqësuesve të konvikteve të kyçen në mënyrë më aktive në krijimin e masave dhe politikave për parandalim dhe asgjësim të korrupsionit në sferat për të cilat ata janë të prekur, përkatësisht në universitete, konvikte, tërë procesin e studimeve, procedurat për akomodim në konvikte dhe shpenzimin e financave publike, theksoi zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski.
Ai, në takimin e sotëm të punës me drejtorin e Konviktit shtetëror – Shkup, Viktor Velevski dhe kryetaren e Kuvendit universitar studentor (KUS)-UCM, Eva Cvetkovska, e prezantoi Planin për luftë kundër korrupsionit me theks të posaçëm në masat dhe aktivitetet dedikuar për institucionet e arsimit të lartë dhe konvikteve si dhe detyrimet që dalin dhe kanë të bëjnë me institucionet publike.
Drejtori I Konviktit shtetëror – Shkup, Viktor Velevski e arsyetoi gjendjen aktuale në konviktet që janë nën kompetenca të tij.
Drejtori e potencoi uljen e borxheve të konvikteve, të cilat ishin shtresuar në vitet e kaluara si një nga prioritetet e tij më të mëdha. Përmes angazhimit të operatorëve ekonomikë, janë vendosur standard të reja dhe është arritur përmirësim I dukshëm I cilësisë së ushqimit. Është vërejtur edhe progres infrastrukturor, rinovime të përfunduara dhe rinovime në rrjedhë, Në mënyrë aktive po punohet në rregullimin e oborreve të konvikteve si dhe ndërtim të katër fushave të lojës në bashkëpunim me Agjencinë për të rinj dhe sport. Velevski theksoi se edhe konviktet si dhe strukturat e tjera në shoqëri u nënshtrohen korrupsionit I cili është më I përfaqësuar në procedurat e tenderit.
Kryetarja e KUS-UCM, Eva Cvetkovska theksoi se problemet kyçe gjatë luftës me korrupsionin I detektojnë në besimin e pamjaftueshëm të studentëve në institucione kur bëhet fjalë për paraqitje të veprimeve korruptuese dhe mosnjohja me procedurat dhe verimet.
Zëvendëskryeministri Nikollovski theksoi se Qeveria inicon rregulla dhe procese të qarta, detektim të shpejtë dhe përkushtim maksimal të të gjithë faktorëve të prekur në luftën kundër korrupsionit.