Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikollovski: Qeveria pranon rekomandimin për të përdorur klauzolën anti-korrupsion në prokurimin publik

Shkup, 24 nentor – Zëvendës kryeministri për Luftimin e Korrupsionit Ljupço Nikollovski theksoi se Qeveria mbetet e përqendruar në krijimin e masave dhe politikave sistematike për të zvogëluar rreziqet e korrupsionit në prokurimin publik në ndërmarrjet shtetërore dhe vetëqeverisjen lokale.

“Menaxhimi i prokurimit publik është i rëndësishëm për të siguruar konkurrencën në treg dhe cilësinë e mallrave dhe shërbimeve. Prandaj, në seancën e sotme, Qeveria pranoi dhe i rekomandoi Byrosë së Prokurimit Publik rekomandimin nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare për përdorimin e një klauzole anti-korrupsion në prokurimin publik nga palët kontraktuese “, tha Nikollovski.

Sipas tij, qëllimi i kësaj klauzole është arritja e mbrojtjes së fortë ndaj praktikave korruptive në prokurimin publik.

“Kjo klauzolë do t’u sigurojë palëve një dispozitë kontraktuale që do t’i sigurojë ata për integritetin e kolegëve të tyre para lidhjes së kontratës, gjatë kohëzgjatjes së kontratës dhe pas kësaj, e cila fut sigurinë në përmbushjen e dispozitave të kontratës së prokurimit publik”, theksoi Nikollovski.

Postime të ngjashme

79% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE

Zekirija Haxhiu

Zhurnal mëson: Në BDI nuk duan miratimin e ligjit për shtetësi para zgjedhjeve lokale

Bekim Laçi

Fotovoltaikët në Osllomej sjellin 100 punësime të reja

Zekirija Haxhiu

Zaev: Në Bullgari do të bisedojmë për propozimin portugez e jo për identitetin

Zekirija Haxhiu

Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon përsëritjen e procedurës

Zekirija Haxhiu

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...