Nikollovski: Realizimi i Planit për luftë kundër korrupsionit është në fazë të avancuar, po ndërtojmë sistemin që do të rikthen besimin tek institucionet

Shkup, 9 korrik – Zëvendëskryeministri i ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe burimet njerëzore, Lupço Nikollovski, sot në koordinim të rregullt me ​​shtatë institucionet kompetente për luftën kundër korrupsionit prezantoi nivelin e zbatimit të masat nga Plani pëe luftë kundër korrupsionit, si dhe aktivitetet e ardhshme që institucionet kompetente duhet të ndërmarrin në përputhje me përgjegjësitë e Planit.

 

“U konstatua se zbatimi i Planit për luftë kundër korrupsionit është në një fazë të përparuar, por gjithashtu se nevojiten masa shtesë në luftën kundër korrupsionit”, kumtoi kabineti i Nikollovskit pas një takimi pune ku të pranishëm ishin ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtorja e Drejtrorisë për të Hyra Publike Sanja Lukarevska, drejtori i Drejtorisë Doganore Goran Sugareski, drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë Financiare Bllazho Trendafilov, drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi, kryetarja e Këshillit të Inspektimit Magdalena Filipovska-Grashkovska si dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.

Siç thuhet në kumtesë, zëvendëskryeministri Nikollovski theksoi se sa i përket digjitalizimit të proceseve, të gjitha institucionet përgjegjëse për luftimin e korrupsionit, tashmë janë të lidhura me platformën e Interoperabilitetit dhe fillojnë shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave përmes kësaj platforme. Në fazën tjetër, këto institucione do të lidhen me Regjistrin Qendror të Popullsisë, në mënyrë që të sigurojnë procedura të shpejta dhe efikase.

Në kumtesën e theksohet se Agjenda Digjitale do të kompletohet me përgatitjen e modulit për raportimin e korrupsionit, si pjesë e platformës së shërbimeve elektronike, e cila tashmë është duke u zhvilluar.

Zëvendëskryeministri Nikollovski informoi në takim se janë në fazë përfundimtare përgatitjet e Fushatës së interesit publik për parandalimin e korrupsionit, e cila fillon këtë verë. Qëllimi është të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për njohjen dhe raportimin e korrupsionit.

Related posts

VMRO-DPMNE dorëzoi Rezolutën, në shkresë kanë përdorur emrin Maqedonia e Veriut

D V

PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit do t’i hetojë prokurimet publike për ndërtimin e spitaleve modulare

D V

Zabërçanec: Nevojitet proaktivitet, në vend të reaktivitetit në luftën me dezinformatat

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More