Shkup, 13 tetor – Zëvendëskryeministri Ljupco Nikollovski ka reaguar për zhvillimet e fundit në Agjencinë për Fonde Evropiane, që sipas hulumtimi të “A1on”, doli se projektet që financohen nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Erasmus+, kanë përfunduar në trajnimin e gomerëve dhe kuajve si dhe tek një parukiere.
“Qeveria dhe unë si zëvendëskryeministër pres nga organet kompetente, që në afat sa më të shpejtë të realizojnë procedura adekuate, ta shqyrtojnë rastin dhe në kohë të informojnë për epilogun dhe gjetjet e tyre, gjegjësisht fazat e procedurës. Paralelisht me këtë, nëse vërtetohet se ekziston lëshim te funksionarët, në bazë të kodit etik do të kërkohet edhe përgjegjësi politike”.
Afera me keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian ka disa ditë që ka dalë, ndërsa në qendër të akuzave është drejtoresha e Agjencisë për Fonde Evropiane.