Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikollovski: Vlerësimi pozitiv i GREKO tregon për çrrënjosjen e korrupsionit

Shkup, 30 mars – Zhurnal.mk – Vlerësimi pozitiv nga GREKO është një konfirmim dhe tregues i vullnetit tonë politik të shprehur qartë për parandalimin dhe çrrënjosjen përfundimtare të korrupsionit, tha sot zëvendëskryeministri, Lupço Nikollovski.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Nikollovski vuri në dukje se në Raportib, GRECO vlerëson pozitivisht miratimin e Kodit të ri më të zbatueshëm për sjelljen etike të zyrtarëve të emëruar, jep koment të qart pozitiv për zbatimin e dekretit qeveritar për pranimin e dhuratave, por e përshëndet edhe publikimin transparent të emrave të të gjithë këshilltarëve në Qeveri.

Nikollovski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme zbatimi i reformave sistematike do të vazhdojë intensivisht, gjë që do të çojë, siç vlerësoi, në krijimin e një sistemi funksional, me institucione transparente në shërbim të qytetarëve.

“Jam veçanërisht i nderuar që sot kemi përsëri një vlerësim pozitiv nga Organi i Këshillit të Evropës që merret me monitorimin e standardeve anti-korrupsion në vendet (GREKO) i cili i referohet pjesës së zbatimit të rekomandimeve. Në raportin për harmonizimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili i referohet zbatimit të Rekomandimeve nga Raundi i Pestë i vlerësimit në temën “Parandalim nga korrupsionit dhe promovimi i integritetit të Qeverisë qendrore, GREkO vëren përparësi në fushën e rekomandimeve për luftë kundër korrupsionit. ” Kjo është tregues i vullnetit politik të shprehur qartë për parandalimin dhe çrrënjosjen përfundimtare të korrupsionit”, theksoi Nikollovski.

Me kodin për sjelljen etike të zyrtarëve të emëruar, kujtoi zëvendëskryeministri, përveç ministrave dhe zëvendësministrave, janë të përfshirë të gjithë zyrtarët e emëruar nga Qeveria, deri në nivelin më të ulët.

Nikollovski informoi se në pjesën e emërimit të një personi për integritet dhe konflikt interesi, rekomandohet të pranohet dhe zbatohet sugjerimi i GREkO në Kodin e Etikës për ta përshkruar qartë pozicionin e një personi të veçantë për integritet, përgjegjës për dhënien e këshillave dhe udhëzime për ministrat dhe zyrtarët e tjerë dhe këshilltarët e tyre në rast të paraqitjes së dilemave etike.

“Së bashku me zyrën e programit të Këshillit të Evropës në Shkup, jemi duke punuar në një analizë krahasuese për nevojen e miratimit të një ligji mbi origjinën e pronës dhe kapitalit, ndërsa në përpunimin marrin pjesë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas. Me këtë më në fund vendoset kontroll i kapitalit dhe hapet rruga për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”, kumtoi zëvendëskryeministri.

Ai iu referua edhe masave për luftë kundër korrupsionit të përfshira në Planin operativ, të cilat, siç tha, janë një vullnet i qartë politik i Qeverisë dhe synojnë çrrënjosjen dhe luftimin e korrupsionit, me mekanizmat e vendosur për bashkëpunim midis të gjitha institucioneve, si vendase ashtu edhe ndërkombëtare.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...