Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

Shkup, 20 qershor – Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski thotë se partia e tij nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa evidentimin e qytetarëve me pajisje për gisht.

Sipas tij, ka afat të mjaftueshëm deri sa të blihen pajisjet nga Komisioni Shtetëror për Zgjedhje.

“Për ne respektimi i ligjit nuk ka alternativë. Në ligj shkruan se evidentimi i qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme do të jetë me ‘fingerprint’. Luftuam për këtë kërkesë dhe ia dolëm. Nuk heqim dorë. Ka mjaftueshëm kohë që të blihen këto pajisje. Zgjedhje lokale dhe zgjedhje eventuale parlamentare do të jenë me ‘fingerprint’”, tha Nikollovski.

Ndryshe, zgjedhjet lokale duhet të mbahen më 24 ose 31 tetor, pas përfundimit të regjistrimit të popullatës që duhet të fillojë më 5 shtator dhe të përfundojë më 30 shtator. Marrëveshjen për përdorim të këtyre pajisjeve u arrit në takimin mes Zaev dhe Mickoski.

Postime të ngjashme

Taseva: Nuk i bënë mirë shtetit fshehja e korrupsionit

D V

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e defokuson debatin për ribalancin e Buxhetit

D V

Qeveria ka debatuar për reformat për autonomi më të madhe financiare të komunave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...