Shkup, 1 janar – Nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski, në një intervistë për Kanal 5 foli për ndryshimet që duhet të ndodhin në vend, dhe sipas tij, përparësi duhet t’i jepet luftimit të korrupsionit.
Siç thotë ai, kushtëzimi nga Bullgaria është i keq, por përsëri theksoi se 90% e problemeve të vendit janë të brendshme dhe se ato duhet të zgjidhen së pari, duke renditur korrupsionin.
“Nevojitet një qeveri e unitetit kombëtar dhe duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse Zaev nuk ka kapacitet për të luftuar korrupsionin”, tha Nikollovski.