Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikolovski përgënjeshtron zërat se do t’i zë vendin Mickoskit në krye të VMRO-së

Shkup, 22 nëntor – Opozitarja VMRO-DPMNE përgatit ndryshim të liderit aktual të partisë, Hristijan Mickoski, ndërsa kumbari i kësaj gjëje është ish-lideri i partisë, Nikolla Gruevski.

Këtë e pohon ish-funksionari i VMRO-DPMNE-së, Filip Petrovski. Sipas tij, për lider të ri të VMRO-DPMNE-së përflitet emri i Aleksandër Nikollovskit, nënkryetar i partisë.

“Këtu është përmendur Aleksandër Nikollovski, i cili është i adhuruari i ri i Gruevskit, për të cilin përflitet se pas abolimit të Mickoskit, duhet të jetë trashëgimtari i tij i ri, apo, me aminin e Gruevskit, që ai të mbajë vëmendjen  e tij në parti. Sipas informacioneve të mia, Nikollovski punon në formimin e koalicionit, mediave, në mbledhjen e gazetarëve dhe personave ndikues që do të mbështetnin dhe ekzekutojnë këtë gjë. Këtë e di Mickoski dhe mendoj se është i vetëdijshëm se nuk mund t’i ikë kësaj nëse ndodh ndryshimi”, deklaroi Filip Petrovski – ish-deputet.

Sipas Petrovskit, kjo është tërësisht e papranueshme për VMRO-DPMNE dhe do të jetë shkatërruese, për shkak se siç thotë, partia është në gjendje shumë të keqe tani.

Tv21 kontaktoi edhe me nënkryetarin Aleksandër Nikollovski, i cili pas deklaratës së shkurtër tha se bëhet fjalë për gënjeshtër dhe manipulim klasik.

Njëkohësisht, burime të partisë në pushtet në lidhje me deklaratën e Petrovskit, thonë se nuk duan t’i komentojnë ndodhitë e brendshme në parti, për shkak se, siç thonë, nuk duan të përzihen në punët e tyre.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...