Nimetz: Marrëveshja e Prespës ishte kompromis i mirë për Maqedoninë e Veriut

Athinë, 17 korrik – Ish-ndërmjetësuesi për kontestin me emrin, Matthew Nimetz në intervistë për Kanal 5 tha se Marrëveshja e Prespës ishte kompromis dhe se përveç emrin Maqedoni ka edhe pjesën gjeografike.

 

“Ishte zgjidhje fer, mendoj se ishte zgjidhje e mirë. Ishte kompromis dhe kur ka kompromis, gjithmonë duhet të jepet diçka për të marrë. Mendoj se emri Maqedonia e Veriut është i mirë, ishte kompromis dhe është emër i shkëlqyer. E ka Maqedoninë në zemër të emrit, dhe veriu është fer për parashtresë korrekte që e përshkruan gjeografinë”, tha Nimetz.

Ai shtoi se marrëveshja e përforcon të drejtën që të jesh maqedonas dhe se gjuha maqedonase është e pranuar sipas marrëveshjes.

E rëndësishme për Nimetz ishte se edhe pse Qeveria e Alexis Tsipras ra, Qeveria e Mitsotakis edhe pse ka kundërshtuar në Kuvend, ka zbatuar marrëveshjen.

Related posts

Përgatitjet për zgjedhjet lokale po hynë në fazën finale

N E

OBRM-PDUKM: LSDM nuk ka kandidatë për kryetarë komunash për shkak se askush nuk niset për t’i humbur zgjedhjet

D V

Biznesmenë nga Koçani dhe Berova me interes për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com