Nis bashkëpunimi mes Policisë së Shqipërisë dhe Kosovës për sezonin veror

Policia e Republikës së Kosovës dhe Policia e Republikës së Shqipërisë mbajnë konferencë për më rastin e fillimi të organizimit të shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit veror.

 

“Referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shtetit të Republikës së Shqipërisë, bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore, respektivisht nga dy drejtorët e policive të të dyja shteteve tona, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror”, bëhet e ditur përmes një komunikate për medie.

Ju informojmë se:

Turni i parë i zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë, sot, më 01.07.2021.

Konferenca për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim.

Related posts

Popullsia e Shqipërisë në tkurrje dhe plakje, mosha mesatare 37,6 vjeç

Redaksia

Tri viktima dhe rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

Aksident në rrugën Sarandë-Gjirokastër, makina përfundon në kanal

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More