Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nis gjyqi i policit të akuzuar për vrasjen e Floydit

Në Shtetet e Bashkuara nisi të hënën gjykimi i një polici të akuzuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd.

Ngjarja ndodhi në maj të vitit të kaluar, në qytetin Mineapolis.

Në një video që qarkulloi gjerësisht në internet, polici i bardhë, Derek Chauvin, u pa duke shtypur Floydin me gju në qafë për disa minuta.

Floyd më pas vdiq, ndërsa rasti shkaktoi protesta kundër racizmit në të gjithë SHBA-në.

Duke hapur gjyqin, prokurori Jerry Blackwell tha se shifra për t’u mbajtur në mend është 9 minuta, 29 sekonda – koha sa Chauvin shtypi Floydin me gju në qafë.

Blackwell tha se Chauvin nuk e lejoi atë të ngrihej, edhe pasi Floyd tha 27 herë se nuk mund të merrte frymë.

Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim.

Një juri e larmishme prej 12 personash, përfshirë disa afrikano-amerikanë, do të diskutojë për fatin e tij.

Dënimi maksimal me të cilin mund përballet Chauvin, është 40 vjet burgim.

Avokatët e tij pritet të argumentojnë se Chauvin nuk kishte qëllim ta dëmtonte viktimën.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...