Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nis hetimi penal për telefonatën e Trumpit në Georgia

Prokurorët në Georgia kanë nisur një hetim penal ndaj Donald Trumpit shkaku i një telefonate që i kishte bërë zyrtari të lartë të shtetit, duke i kërkuar të “gjente” vota të mjaftueshme për ta ndihmuar në përmbysjen e rezultatit zgjedhor presidencial kundër Joe Bidenit.

Fani Willis, prokurori Demokrat në Qarkun Fulton, u dërgoi një letër zyrtarëve të qeverisë shtetërore duke u kërkuar atyre të ruajnë çdo dokument në lidhje me telefonatën midis Trumpit dhe Sekretarit të Shtetit të Georgias, Brad Raffensperger, raporton bbc.

Sipas NBC-së, e cila pa letrën, kërkesa vjen si pjesë e një hetimi penal për disa akuza duke filluar nga deklarata të rreme deri te “çdo përfshirje në dhunë ose kërcënime në lidhje me administratën e zgjedhjeve”, transmeton Telegrafi.
“Unë thjesht dua të gjeni 11,780 vota”, dëgjohet duke thënë ish-presidenti, në një regjistrim të lëshuar nga Washington Post më 4 janar.

Në kohën e regjistrimit, Trump vazhdoi të bënte akuza të pabazuara se kishte pasur mashtrim të përhapur në disa shtete, përfshirë Georgian. Sidoqoftë, shteti ka riafirmuar fitoren e Joe Biden.

Ky zhvillim vjen ndërsa Donald Trump përballet me hetime të vazhdueshme kriminale dhe civile në New York mbi bizneset e tij.

Postime të ngjashme

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

D V

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

D V

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

D V

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

D V

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

D V

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...