Agjencia Zhurnal.mk

Nis me punë furnizuesi universal i energjisë

Shkup, 29 qershor – Prej një korriku fillon me punë furnizuesi universal për energji elektrike. Ndryshime të posaçme për amvisëritë dhe ndërmarrjet e vogla nga modeli i tanishëm nuk do të ketë, gjithçka mbetet me të vjetrën – shprehet për Alsat-in, Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë. Qytetarët dhe konsumatorët e vegjël do të marrin fatura në të cilat për dallime prej më parë do të dallojë vetëm emri i ndërmarrjes. Në vend të EVN Maqedoni do të qëndrojë EVN Houm. Mbetet në fuqi edhe tarifa e lirë për amvisëritë. Ndryshim më të rëndësishëm do të ketë për ndërmarrjet e mëdha.

Kjo është për konsumatorët që nuk janë të vegjël ose amvisëri, ndërsa i plotësojnë kriteret për pjesëmarrje të pavarur në tregun e lirë, në kushte nëse ndodhë të dështojë furnizuesi i tyre, atëherë Furnizuesi universal do t’i furnizojë një periudhë të caktuar si furnizues në rastin final, por jo më shumë se tre muaj“-tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së

Rregullat e reja që i miratoi Komisionit rregullator për furnizim me energji elektrike parashikojnë amvisëritë të cilat kanë borxhe të ngecura ndaj EVN Maqedoni, obligimet për informim do t’i marrë përsipër EVN Houm.

Nëse ka borxh të ngecur, EVN Houm ta informojë edhe më tutje qytetarin që ta shlyej atë borxh, ndërsa mënyra e shpërndarjes së parave do ta kontraktojnë EVN Houm dhe EVN Maqedoni“-pohoi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Furnizuesi universal i energjisë elektrike është zgjedhur në tender ndërkombëtar i cili sipas komisioni të ekspertëve, dorëzoi ofertën më të mirë. Faktorë kryesorë për marrjen e tenderit ishin kompania të ketë kapital prej 20 milionë eurove, por edhe përvojë me dërgimin e faturave. Që të mos ketë tronditje të çmimeve, konsumatori universal është i obliguar 80 për qind të rrymës ta furnizojë nga prodhimtaria vendore e ish-ELEM-it, ndërsa tani Elektrocentralet e Maqedonisë së Veriut, por çdo vit përqindja e furnizimit nga elektrocentralet shtetërore do të ulet për 10 për qind. Tani për tani, sipas ofertave në treg, për amvisëritë është më e leverdishme të mbeten në furnizuesin e rregullt dhe të mos dalin në tregun liberal të energjisë elektrike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...