Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nis në Kuvend debati për ligjin kundër ndotjes së ajrit

Zhurnal Ads

Shkup, 13 janar Zhurnal.mk – Një vit pasi u dorëzua në Kuvend, filloi debati për zgjidhjen ligjore për cilësinë e ajrit. Ndalesa e parë ishte Komisioni për Çështje Evropiane, në të cilin deputetët debatuan se cili komision është kryesor për ligjin në fjalë.

Me të vërtetë nevojitet të koordinohemi me Komisionin e Transportit dhe pastaj të vazhdojmë. Nuk kërkojmë pauzë, kërkojmë ndërprerje për këtë pikë’ deklaroi Marija Petrushevska, VMRO DPMNE

Ne nuk po e shqyrtojmë çështjen si komision i interesuar, por si komitet amë, për këtë arsye, nuk mund ta shtyjmë seancën’ pohoi Arbër Ademi- BDI.

Me 8 vota për deputetët, e votuan nevojën e miratimit të ligjit, i cili duhet të shkojë në seancë parlamentare e më pas të vijojë debati rreth amendamenteve. Ligji i ri përcakton kur përqendrimi i ndotjes është i lartë, institucionet nuk duhet të presin rekomandime, por të kenë detyrë ligjore për të reaguar. Komunat, institucionet dhe ndërmarrjet e biznesit do të marrin udhëzime se çfarë do të duhet të bëjnë për ta zvogëluar ndotjen. Tejkalimi i pragut prej 163 mikrogramë të grimcave PM 10 në ajër, për dy ditë me radhë, do të konsiderohet alarmante. Në parlament, sot u shqyrtuan tre ligje tjera nga Ministria e mjedisit. Komisioni për transport, lidhje dhe mjedis ka miratuar nevojën për t’u miratuar ligjet për kontrollin e emetimeve gjatë përdorimit të benzinës, për shtigje malore dhe mbrojtjen e zhurmës në mjedis.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

VMRO protestoi kundër ndotjes së ajrit

T E

Shifra alarmante/247 të infektuar, 15 të vdekur dhe 321 të shëruar

admin

Analistët: Emërimi i Grubit në 4 poste, Ahmeti po shkelë mbi ish-luftëtarët e UÇK-së!

R ZH

Qeveria vendosi për masa të reja kufizuese kundër pandemisë

admin

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi u takua me kryeparlamentarin Turk, Mustafa Shentop

Z H

Iliev: Bullgaria mund të mbetet vetë në kontestin me Maqedoninë e Veriut

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...