Nis operacioni i kërkimit për 54-vjeçaren e zhdukur nga Kaçaniku

nga Xh M

Policia në Ferizaj ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen e një gruaje 54-vjeçare me inicialet H.J., nga fshati Runjevë i Kaçanikut, e cila është raportuar e zhdukur që nga orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, familjarët nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Në kërkim janë angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim me operatorë në terren, dronë të sofistikuar dhe motoçikleta për terrene të vështira, si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me pjesëtarë aktivë.

Po ashtu, qytetarë vullnetarë nga komuniteti lokal po japin ndihmën e tyre në këtë operacion.

Kërkimet janë duke vazhduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More