Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Nis projekti europian i konstelacionit satelitor për internet me shpejtësi të lartë

Bruksel, 25 dhjetor – Komisioni Europian ndërmori sot hapin e parë drejt një konstelacioni satelitor europian për internet me shpejtësi të lartë duke zgjedhur një konsorcium prodhuesish, operatorësh dhe furnitorësh satelitorë nga kontinenti, për të studiuar realizueshmërinë dhe koston e një sistemi të tillë, sipas një njoftim për shtyp.

“Faza e studimit do të vlerësojë realizueshmërinë e një iniciative të re, që synon forcimin e sovranitetit dixhital europian dhe sigurimin e një lidhje të sigurt për qytetarët, kompanitë e biznesit dhe institucionet publike”, tha KE në një deklaratë .

“Airbus”, “Arianespace”, “Eutelsat”, “Hispasat”, “OHB”, “Orange”, “SES”, “Telespazio” dhe “Thales Alenia Space” u zgjodhën për të kryer këtë studim njëvjeçar, për një kontratë me vlerë 7,1 milionë euro.

I mbrojtur nga eurokomisioneri për Industrinë, Thierry Breton, projekti synon të përmirësojë infrastrukturën kritike dhe të sigurojë shërbime të sigurta komunikimi, si edhe lidhje të brezit të gjerë, thelbësore për të rritur besimin në ekonominë, teknologjinë dixhitale dhe garantimin e autonomisë strategjike dhe qëndrueshmërisë së Europës/AFP.

Postime të ngjashme

Kritikohet Facebooku se ndihmoi shitjen e zonave të mbrojtura në Amazonë

S.B.

AMD lëshon kartën e re grafike RX 6700 XT për të luajtur në 1440p

S.B.

Clubhouse merr konkurrencë: Instagram prezanton një mundësi të re interesante

S.B.

Sërish paditet Apple, iPhone qëllimisht po i vjetërson

S.B.

Pa USB-C: Ky mund të jetë lidhësi i ri i iPhone

S.B.

Çfarë mund të bëjë një TV që kushton 330 mijë euro?

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...