Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Nis restaurimi i strukturave të Kalasë së Shkodrës

Një pjesë e Kalasë së Shkodrës do t’i nënshtrohet restaurimit. Në kalanë e Rozafës ka nisur puna për restaurimin e saj për ringritjen e fragmentit të murit në pjesën lindore të monumentit.

Nisjen e punimeve e ka lajmëruar vetë ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila ka publikuar foto nga punimet që po kryhen në këtë Kala.

“Kalaja e Rozafës është kurora dhe emblema e qytetit të Shkodrës. Tashmë ka nisur puna në zbatimin e projektit për ringritjen e fragmentit të murit, në pjesën lindore të Kalasë. Në hartimin e këtij projekti, specialistët e DRTK Shkodër janë konsultuar me dokumentacionin arkivor fotografik, sipas të cilit kjo pjesë e murit rezultonte e dëmtuar që nga fillimi i shekullit XX. Kishte ardhur koha e restaurimit si për të siguruar monumentin, ashtu edhe nga ana estetike”, ka njoftuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër që rrethohet nga lumenjtë Drin Kiri dhe Buna. Muret e kësaj kalaje rrethojnë pjesën e sipërme të kodrës në të cilën ndodhet kjo kala. Kalaja e Rozafës është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948. Gjurmët e mureve të kësaj kalaje Ilire datojnë që nga shekulli III para Krishtit.

Hyrjen kryesore kalaja e ka nga veri-lindja, sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborret vijnë duke u ngritur njëri pas tjetrit, i treti është në pjesën e lartë të kodrës. Muret dalëse kanë të dala drejtkëndore që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm kullat janë më të dendura.

Brenda kalasë ka disa ambiente që lidhen me një kullë cilindrike, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohëve venedikase, quajtur Kapiteneria. Oborri i dytë në pjesën qendrore ka katër depozita për grumbullim uji, katërkëndëshe të mbuluara me qemerë, prej ku merrej uji përmes grykave të puseve rrethore. Aty është depoja, burgu si dhe Xhamia e Fatihut.

Oborri komunikon me hyrjen kryesore të kalasë, para së cilës në vitet 1407-1416, u ndërtua një oborr i fortifikuar, një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zënë pjesën lindore të kalasë. Oborri përbëhet nga një kullë katërkëndëshe me gjerësi 10 metra dhe gjatësi 20 metra, kati i poshtëm i së cilës është i mbuluar me një qemer cilindrik përshkues që nga hyrja.

Postime të ngjashme

366 filma në garë për “Oscar”

S.B.

“Golden Globes” Fituesit do t’i presin trofetë nga shtëpitë

S.B.

Filtër për filmat e diktaturës, Godole: Transmetimi i tyre “vret” në vazhdimësi ish-të përndjekurit

S.B.

Ministria e Kulturës anashkalon festivalin “Bletëzat”

J D

Akademia e Shkencave po bën hartimin e tri veprave madhore albanologjike

S.B.

Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...