Kosovë

Nis rikthimi i shërbimeve shëndetësore në ambulancat specialistike të QKUK-së

Zhurnal Ads

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, në një konferencë për medie kanë prezantuar rekomandimet për heqjen e masave dhe disa kufizimeve të vëna për luftimin e pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

Zemaj njoftoi se do të bëhet rikthimi i shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve joemergjente dhe shërbimeve tjera elektive.

“Kjo punë e pandemisë nuk ka qenë e lehtë dhe vazhdon të jetë sfiduese. Të vazhdojmë të respektojmë masat dhe rekomandimet e dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë. Lirimi i masave nuk nënkupton largim të tërësishëm të virusit, mirëpo kërkon përgjegjësi shtesë dhe të jeni më të kujdesshëm”, tha ai.

Për ndryshimet në masat anti-COVID në këtë konferencë për medie foli infektologu Krasniqi, I cili tha se nga sot kanë filluar shërbimet në ambulancat specialistike të shërbimit të QKUK-së.

“Situata epidemiologjike dhe aspekti klinik i pacientëve me COVID-19 i mundëson SHSKUK-së rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve shëndetësore për pacientët në nevojë”, tha Krasniqi.

“Dje drejtorët e të gjitha spitaleve të përgjithshme, po ashtu janë udhëzuar që konform këtij vendimin dhe situatës epidemiologjike të rifillojnë rikthimin gradual të këtyre shërbimeve”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Kurti: Qeveria po e pamundësonë kalimin e pakos së rimëkëmbjes në Kuvend

admin

Nga 37 pacientë me COVID-19, gjashtë janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

admin

Limaj takon ambasadorin e ri të Hungarisë̈, diskutojnë për liberalizimin e vizave

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...