Kosovë

Nis seanca, kreu i veteranëve para Tribunalit Special

Zhurnal Ads

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë, raporton Gazeta Express.

Gucati është arrestuar nga EULEX’i me datën 25 shtator, në zyrat e veteranëve në Prishtinë, ku atë ditë u bë edhe një bastisje.

Kreu i veteranëve atë ditë u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Për të njëjtat dyshime është arrestuar atë ditë edhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj. Haradinaj ditë më parë ka dalë para Gjykatës ku ka thënë se nuk ia njeh mandatin.

Dje ndërkaq, ftesë për intervistë nga Haga ka marrë edhe Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku.

Postime të ngjashme

Gastronomisë i lejohet orari deri në 23:30, por muzika u ndalohet më herët

admin

Presideti Thaçi pas sulmit në Francë: Terroristët kurrë s’do të fitojnë

admin

Rrahje në Klinë, lëndohen tre persona

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...