Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nis seanca në Kuvendin e Kosovës: Problemet e banorëve shqiptarë në ren dite

Ka nisur vazhdimi i seancës të së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët pritet të zhvillojnë tri debate parlamentare dhe të shqyrtojnë disa projektligje, njofton Insajderi.

Të zgjedhurit e popullit do të diskutojnë lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore, sa i përket pengesave që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës.

Ndërkaq, debati tjetër pritet të jetë në lidhje me personat e zhdukur, si dhe debati për sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Krahas kësaj deputetët do të shqyrtojnë në parim Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetaseve të huaj.

Nga ana tjetër, pritet të shqyrtojnë Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024. E po ashtu, do të shqyrtojnë raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019.

Postime të ngjashme

Tri krimet brenda familjes që shokuan Kosovën brenda pak javësh

T E

Vrasja e biznesmenit në Prishtinë nga babai i tij, flasin nga Prokuroria

T E

Babai vrau Albert Krasniqin dhe njoftoi vetë Policinë: E vrava djalin

T E

Reçica takon tre kandidatët e PDK-së për deputetë nga diaspora

T E

Kurz flet me Hotin, jep lajmin e mirë për shpërndarjen e vaksinave edhe në Ballkan

S.B.

Tetë të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...