Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Nis vaksinimi i stafeve të hotelerisë në Shqipëri

Punonjësit e sektorit të turizmit në Durrës shprehin interes të lartë për të marrë vaksinën

Në pikën e vaksinimit të ngritur në qendër të qytetit të Durrësit, këtë të shtunë nisi imunizimi i stafeve të hotelerisë.

Punonjësit e sektorit të turizmit morën dozën e parë të Coronavac ndërsa çdo ditë parashikohet që të bëhen 1 mijë vaksinime. Sipas kryetarit të hoteleri turizmit në këtë qytet, Eduart Xhepa, kanë qenë të pakta restet e personave që kanë refuzuar.

“Duke përjashtuar rastet e personave të cilët kanë kaluar Covid-19 para një muaji, ose persona të cilët kanë ndjesi stresi apo gjëra të kësaj natyre, por në përgjithësi e kanë mirëpritur dhe janë të gatshëm për t’u mbrojtur nga ky virus”, tha Xhepa.

Xhepa e quan këtë proces si një hap të rëndësishëm për t’i dhënë frymëmarrje turizmit këtë sezon. Sipas tij, kjo do të japë efekt pozitiv në shtimin e numrit të prenotimeve këtë vit.

“Prenotimet kanë filluar dhe besoj që në ditët në vijim prenotimet do të shtohen sepse edhe kjo do të ketë efektin e vetë pozitiv”, u shpreh ai.

Shtylla kryesore e ekonomisë në qytetit të Durrësit është sektori i turizmit. Vitin e kaluar ky sektor nuk gjeneroi shumë të ardhura për shkak të pandemisë së Covid-19, por edhe nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019.

Postime të ngjashme

McAllister: BE ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

N E

Shqipëria regjistron 91 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Bujar Nishani: PD nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve

N E

Grida Duma: Rinumërim atje ku ne kemi bindje se ka pasur devijanca të votës së pavlefshme

N E

Edi Rama: Thirrje vende anëtare të BE-së që të shmangin historinë

N E

Grushtet që shkundën drejtësinë/ Gërdeci, sprova e vërtetë e drejtësisë së re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...