Nis zezoni i ngrohjes, polica me apel për qytetarët

nga Xh M

Tetovë, 6 nëntor – Ditëve të fundit, veçanërisht në mëngjes dhe në mbrëmje vonë, në rajonin Tetovë-Gostivar kanë qenë të pranishme temperatura relativisht të ulëta, të cilat e kanë intensifikuar sezonin e ngrohjes, jo vetëm nëpër banesa, por edhe në objekte komerciale, publike dhe të tjera. Për shkak të kësaj, mundësitë për zjarre janë rritur ndjeshëm këto ditë, para së gjithash si pasojë e pakujdesisë njerëzore, instalimeve vjetruara elektrike dhe të rrënuara në ndërtesa, furrave me defekte dhe oxhaqeve të papastruar me kohë në shtëpi apo objekte banimi.

Së këndejmi, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sërish apelon tek qytetarët për vigjilencë maksimale, gjegjësisht të mos i lënë të ndezura aparatet ngrohëse kur nuk ndodhen për një kohë të gjatë në shtëpi apo ambiente të punës, e sidomos jo ngrohëset, kondicionerët apo shporet me dru. Sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për të ndezur një zjarr të madh me pasoja të rënda materiale dhe të tjera.

Kjo vlen veçanërisht për ndërtesat e banimit, ku lokalizimi i zjarreve është shumë më i vështirë, për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme në shumë prej tyre dhe aksesit të vështirë në ndërtesa, kryesisht për shkak të ndërtimit apo arsyeve të tjera.

“Pronarët e shtëpive dhe qiramarrësit në ndërtesa këshillohen të kontrollojnë dhe pastrojnë oxhaqet të paktën dy herë në vit, por edhe të mos mbingarkojnë instalimet duke ndezur disa pajisje elektrike njëherësh. Sepse, sipas nenit 288 të Kodit Penal, shkaktimi i rrezikut publik është vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, e nëse është bërë nga pakujdesia, dënimi është deri në tre vjet. Prandaj qytetarët luten që në vazhdimësi të respektojnë këto apele dhe udhëzime, për të parandaluar zjarret e mundshme dhe për të parandaluar pasoja më të rënda për jetën dhe pronën e tyre”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. (koha.mk)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More