Nisen dy avionë të tjerë me afganë drejt Shqipërisë. Ja kur mbërrijnë dhe ku do strehohen

Pas grupit të parë me 121 afganë, dy avionë pritet të mbërrijnë mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme përmes një njoftimi për mediat.

 

Avioni i parë nga Kabuli me qytetarë afganë pritet të mbërrijnë pak para mesnatës dhe më pas pritet dhe më pas avionic i dytë.

Pasagjerët do të priten në pistën e aeroportit të Rinasit nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kujtojmë se këtë të premte në vendin tonë mbërriti grupi i parë me 121 afganë të cilët aktualisht janë të akomoduar në “Prestige Resort” në Durrës.

Ky kontigjent pritet të sistemohet edhe në konvikte.

Related posts

Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes

Redaksia

Artan Hoxha: SPAK pritet të godasë zyrtarë shumë të lartë

N E

Edi Rama: Lajm i bukur për të rinjtë, një tjetër mundësi për të hyrë në tregun e teknologjisë së lart

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com