Niseni javën me të ëmbla, kek me kafe dhe arra

Ky kek mund të shërbejë si bazë për ndërtimin e një torte. Mund të mbushet brenda me krem çokollate ose të shërbehet me mascarpone dhe arra kështu siç ka bërë Kokopisha

 

Përbërësit: 3 vezë, 1/2 gotë sheqer, 1/2 gotë miell, 1/2 lugë çaji pluhur për pjekje, 1 lugë kafe ekspres pluhur, 1 gotë me arra, të cilat i bluajmë imët, 1 grusht me arra të copëtuara, 250 g mascarpone dhe 1-2 lugë gjelle sheqer pluhur

Përgatitja: Rrahim vezët për 2 minuta, sa të shkumëzohen. Shtojmë sheqerin gradualisht dhe vazhdojmë ta rrahim masën deri sa sheqeri të tretet. Shtojmë miellin, kafen dhe pluhurin e pjekies duke e situr. E përziejmë me ngadalë me anën e një spatule, në mënyrë që shkuma e vezëve dhe mielli të formojnë një masë të njëtrajtëshme. Shtojmë arrat e bluara dhe ato të copëtura dhe vazhdojmë e përziejmë masën. E kalojmë përzierjen në formën dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për 25 minuta.

Related posts

Kifle të buta pa tharmë, mund të qëndrojnë të freskëta për disa ditë!

D V

Hasude e pjekur, ëmbëlsira tradicionale që u pëlqen të gjithëve

D V

Speca të mbushur me djathë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com