Niset për në Egjipt kontingjenti i dytë i Policisë Ushtarake të Shqipërisë, pjesë e misionit shumëkombësh

nga D V

Kontingjenti i dytë i Policisë Ushtarake të Shqipërisë u përcoll sot në misionin e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit (MFO) në Sinai, Egjipt.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Mbrojtjes konfirmon se “siguria ndërkombëtare është një element i rëndësishëm në misionin ushtarak të Shqipërisë”.

“Policia Ushtarake i ka kapacitetet për t’u ardhur në ndihmë edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilëve u gjendemi në krah me trupat dhe njerëzit tanë të specializuar”, thuhet në njoftim.
Ministria e Mbrojtjes vlerëson se ky është një mision i rëndësishëm që përfshin tre efektivë të Policisë Ushtarake, të cilët do të kontribuojnë me eksperiencën e tyre për 12 muaj për të përmbushur me përkushtim detyrat në kuadër të MFO.

“Ju urojmë efektivëve tanë ta përmbushin me sukses këtë mision fisnik dhe shpresojmë për kthimin e sigurt të tyre në atdhe”, përfundon njoftimi për shtyp.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More