Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Niset për në Greqi me burrin,’ngec’ në Kakavijë, policia i gjen 25 500 euro në çantë

Ditën e sotme gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës policia ka sekuestruar shumën e konsiderueshme prej 25 500 euro. Shuma j’u gjetë e fshehur në çantë shtetases S. R., 43 vjeçe, lindur në Himarë dhe rezidente në Greqi, e cila udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshortin e saj.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare brenda pak orësh goditi rastin e dytë të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 25 500 euro.  Procedohet penalisht 43-vjeçarja, poseduesja e shumës monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut,  në dalje të RSH-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, shtetasen S. R., 43 vjeçe, lindur në Himarë dhe rezidente në Greqi, e cila udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshortin e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e shtetases S. R., 25 500 euro, të cilat shtetasja e mësipërme nuk i kishte deklaruar.  Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja S. R., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më herët shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollavae në kufi, duke sekuestruar 30 800 euro dhe proceduar penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi.

Postime të ngjashme

Edi Rama: Partia Socialiste merr 74-78 mandate

N E

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

N E

Monika Kryemadhi: Emigrantët po kthehen të votojnë për ndryshim

N E

Trupat dhe tanket amerikane zbarkojnë në Shqipëri

N E

Basha: Rama e ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim!

N E

ish-ambasadori Islam Lauka: Shqiptarët nuk kanë fuqi për tu bashkuar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...