Nisin bisedimet e drejtpërdrejta Ukrainë-Rusi në Stamboll

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka ndërmjetësuar bisedime midis Ukrainës dhe Rusisë – takimi i parë i drejtpërdrejtë mes dy vendeve pas tre vitesh.

Hakan Fidan tha se ishte thelbësore që një armëpushim të arrihej sa më shpejt të ishte e mundur.

Më pas kamerat u fikën, ndërsa filluan bisedimet e ‘vërteta’ në Stamboll.

Ndërkohë, sipas një burimi diplomatik ukrainas, sigurimi i një armëpushimi do të jetë përparësi kryesore, duke shtuar se ka gjithashtu nevojë për “masa për ndërtimin e besimit”.

Sipas reuters, kreu i delegacionit ukrainas ka deklaruar se paqja është e mundur vetëm nëse Rusia pranon një armëpushim 30-ditor, kthimin e të gjithë fëmijëve të rrëmbyer dhe një shkëmbim të robërve të luftës në bazë “të gjithëve për të gjithë”.

“Ne e kuptojmë se për çdo diplomaci që të jetë e suksesshme, duhet të ketë një armëpushim – real, i qëndrueshëm dhe i monitoruar mirë”, shtoi burimi ukrainas.

“Duhet gjithashtu të ketë masa humanitare për ndërtimin e besimit, si kthimi i fëmijëve ukrainas, i civilëve të ndaluar dhe shkëmbimi i robërve të luftës sipas parimit ‘të gjithëve për të gjithë’.”

Ndryshe, delegacionet e të dyja vendeve pritet të shfaqin prioritetet e tyre gjatë takimit në Stamboll. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More