Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nisin hetimet për tenderin 5-milionësh të ministrit të AAK-së

Zhurnal Ads

Agjencia Kundër Korrupsionit është duke e hetuar ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, lidhur me tenderin pesëmilionësh që e ka fituar kompania e tij për ndërtimin e spitalit në Prizren, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Havolli ka thënë se Kuçi po hetohet për konflikt interesi.

“Po, ka një kohë që Agjencia Kundër Korrupsionit është duke e hetuar Ministrin Blerim Kuçi, sa i përket tenderit 5 milionësh, për çështje të konfliktit të interesit. Pasi të përfundojnë hetimet do të njoftohet edhe Prokuroria”, ka thënë Havolli për Express.

Ndryshe, Kuçi mbrëmë ka lëshuar debatin para kohe pas një diskutimi të nxehtë me panelistët rreth një tenderi 5-milionësh që është raportuar se e ka fituar kompania ku vetë Kuçi është pronar.

Në debat e sipër me analistin Imer Mushkolaj e gazetarin Vehbi Kajtazi, Kuçi ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë pozitën e tij prej ministri nëse Agjencia Kundër Korrupsionit gjen konflikt interesi.

“Duhet të më ftoni një herë tjetër për të biseduar për tema tjera. Sonte kam ardhur të flas vetëm për çështjen e tenderit”, ka thënë ai.

Po ashtu, Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë pozitën e tij në Qeverinë Hoti nëse vërtetohet gjendja e tij në konflikt interesi, për tenderin që kompania e tij e fitoi nga institucionet e shtetit.

Kuçi ka pohuar se mund të japë dorëheqje nga pozita ministrore në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsionit vërteton se ai gjendet në konflikt interesi.

“Në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsionit e vërteton se ekziston konflikti i interesit, unë e shqyrtoj pozitën time si ministër”, ka deklaruar ministri Kuçi.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Edhe Britania e Madhe godet Serbinë në OKB: S’mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve të 1999’ës

admin

Tadiq: Vuçiq do që ta zgjasë përjetësisht dialogun me Kosovën

T E

Deputeti Berisha i zhveshur sfidon ngricat në bjeshkët e Istogut

T E

Minatorët paralajmërojnë greva dhe protesta nëse bisedohet për Trepçën

admin

Panariti: Kosova 12 mln euro për bujqësinë gjatë pandemisë, Shqipëria asnjë

admin

Qytetarët që kanë nën 10 mijë euro në Trust do të rimbursohen nga shteti pas tërheqjes së 10-përqindëshit

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...