Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Nisin punimet në autostradën Tiranë – Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se sot nisin punimet për shtresat në asfalt në autostradën Tiranë – Durrës, segmenti Qafë Kashar – Ura e Dajlanit Durrës.

Sipas ARRSH-së, vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

“Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë periudhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU”, sqaron ARRSH.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar. /ATSH/

Postime të ngjashme

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...