Nisin takimet e grupeve të punës OBRM-PDUKM-VLEN, Azir Aliu: Do flasim për metodologjinë e punës, për resorët

nga D V

Shkup, 16 maj – Ditën e sotme kanë filluar bisedimet mes grupeve të punës të OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it, për formimin e Qeverisë së re.

Në një deklaratë për mediat, Azir Aliu, tha se pas takimit do të ketë komunikatë nga partitë.

“Do të flasim për metodologjinë e punës dhe dinamikën e punës”, ka theksuar Aliu. Në pyetjen se sa takime pritet të mbahen, Aliu tha se do të shohin dhe se takimi i ardhshëm do të jetë më konkret sa i përket resorëve.

Ekipin negociues të VLEN e përbejnë: Azir Aliu, Visar Ganiu, Adnan Azizi dhe Bashkim Murtezi. Ndërkohë OBRM-PDUKM-ja në negociata përfaqësohet nga Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska dhe Timço Mucunski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More