Nisja e vitit të ri shkollor, Muzhaqi dhe Mazniku në Përrenjas: Detyra jonë është të bëjmë shkolla sa më dinjitoze

nga Xh M

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj, Bora Muzhaqi dhe ishte sot në Prrenjas me rastin e nisjes së vitit të ri arsimor. Ministrja Muzhaqi dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku zgjidhën shkollat Dalip Toçka” dhe “Qybra Sokoli” për të uruar nisjen e vitit të ri arsimor.

Ministrja Muzhaqi uroi nxënësit dhe mësuesit për një vit sa më të mbarë dhe frytdhënës në përthithjen dhe shpërndarjen e dijeve.

Ndërsa Ministri Mazniku tha se detyra jonë është të bëjmë shkolla sa më dinjitoze që nxënësit të bëjnë mësim të mirë. Bashkia tashmë e ka bërë.

Ministrat Muzhaqi dhe Mazniku, u pritën nga Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba, i cili i shoqëroi në dy shkollat në fshatin Kotodesh dhe qytetin e Prrenjasit.

Gjatë vizitave të tyre në këto institucione arsimore krahas takimit me nxënës dhe mësues si dhe prindër të pranishëm, Ministrat vizituan gjithashtu edhe kabinetet e informatikës të cilat janë investime të qeverisë shqiptare që ndihmojnë të rinjtë në përvetësimin e dijeve dhe aftësimin e tyre në këto disiplina.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë projektesh përmes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të cilat synojnë fuqizmin e të rinjve me dije dhe njohuri për rëndësinë e programeve të kodimit që në klasat e hershme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More